Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë marrëveshje bashkëpunimi me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë marrëveshje bashkëpunimi me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë marrëveshje bashkëpunimi me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për të lehtësuar më tej procedurat për bizneset. Gjatë ceremonisë së nënshkrimit, drejtuesja e Doganave, zonja Belinda Ikonomi, tha se sfidat e doganave në të ardhmen ndahen në tre shtylla kryesore: së pari,  përmirësimi i legjislacionit për të shmangur abuzimet, së dyti regjistrimi i operatorëve të autorizuar, të cilët do përfitojnë status preferencial, dhe ulja e korrupsionit në dogana.

“Tre janë le të themi shtyllat kryesore ku doganat duhet të fokusojë punën e saj. Në radhë të parë është përsëri përmirësimi i të gjithë pjesës ligjore, pra le të themi pasja e sa më shumë manualeve, udhëzimeve të cilat janë transparente edhe për biznesin në mënyrë që çdo procedurë të jetë e mirë përcaktuar që kryhet nga ana e biznesit dhe nga ana e doganierëve, në mënyrë që të mos ketë ekuivoke, që të mos ketë abuzime. Kjo është e para. Pastaj, një element mjaft i rëndësishëm që pritet që të ndodhë dhe këtu kërkojmë ndoshta edhe ndihmën tuaj, është regjistrimi i operatorëve ekonomikë të autorizuar. Pra, është një risi që parashikohet në Kodin Doganor dhe është një status për kompanitë që janë serioze të cilat përfitojnë shumë lehtësira nga e Doganës për sa i përket lëvizjes së tregtisë. Deh pastaj dhe një luftë tjetër, një masë të cilën do të vazhdojmë të bëjmë punën tonë është pikërisht shmangia e informalitetit, është shmangia e korrupsionit, shmangia e hyrjes së madhe kontrabandë ose mallra të falsifikuara.”

Marrëveshja u vlerësua nga kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, zoti Nikolin Jaka, si një tjetër hap drejt uljes së barrierave administrative dhe procedurale për biznesin.

“Sot jemi drejt një fakti ku komunikimet dhe kontaktet fizike pothuajse janë eliminuar dhe kjo ka eliminuar tashmë edhe të gjitha ato barriera qoftë subjektive apo jo subjektive, të cilat përktheheshin ën kosto për çdo sipërmarrës, qoftë në sektorin e eksportit, qoftë në sektorin e importit. Kështu që unë jam i bindur që marrëveshja, bashkëpunimi që ne do firmosim me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave do jetë një suport më shumë për të zgjidhur problematikat dhe për t’i dhënë të drejtë biznesit gjithmonë kur ai ka të drejtë.”

 

Takimi mes doganave dhe bizneseve anëtare të Dhomës së Tregtisë Tiranë u përqendrua te procedurat e marrjes së statusit të Operatorit Ekonomik të Autorizuar dhe masat për ndalimin e futjes në territorin shqiptar të produkteve të falsifikuara.

 

Në fund të takimit Drejtore e Përgjithshme e Doganave dhe kreu i biznesit kryeqytetas nënshkruan një “Memorandum Bashkëpunimi” midis dy institucioneve, i cili synon të rrisë shkëmbimet e informacionit sidomos në fushën e legjislacionit  dhe procedurave doganore.

Share this post