Perfitimet nga anetaresimi

Të drejtat dhe Kushtet

Anëtarësimet bëhen në emër të biznesit/kompanisë.

Një person (anëtar i përcaktuar) i cili përfaqëson kompaninë:

Ka të drejtën e një vote,
Përfiton tarifa të ulura në programe të veçanta,

Merr të gjithë korrespondencën dhe mund të marr pjesë në komitete.

Pagesa vjetore bërë nga çdo anëtar përfshin si bonus:

Një adresë e-maili falas,

Të drejtën e shfrytëzimit falas të dhomës viruale të anëtarëve,

Të drejtën e marrjes dhe shfrytëzimit falas të informacioneve preferenciale,

Të drejtën e përfshirjes në Direktorinë Vjetore të Anëtareve,

Të drejtën e përfitimit falas të asistencës së specializuar (juridike, financiare, etj.), të ofruar nga strukturat e “dhomës”,

Të drejtën e trajtimit me precedencë në degën e QKR-së në DHTIT,

Të drejtën e informimit dhe asistencës direkte për të siguruar pjesmarrjen në panaire dhe ekspozita jashtë shtetit,

Të drejtën për tu asistuar në gjetjen e partnerëve të përshtatshëm tregtar, ofertave, tregjeve, etj, si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Të gjitha antarësimet mund të anullohen:

Me shkrim nga anëtari,

Nga Dhoma për mospagim të detyrimeve,

Ose për mospërputhje me politikat e Dhomës.

Pagesa e anëtarësimit është e pakthyeshme.

Çertifikata dhe libreza e anëtarësimit janë pasuri e Dhomës së Tregtisë dhe kërkohen të kthehen nëse anëtarësimi anullohet për çfarëdo arsye.

Anëtarësimi në Dhomën e Tregtisë mund të anullohet sipas kushteve të përcaktuara në urdheresat e saj.

Dhoma mund të krijojë komunikim me e-mail të organizatës, me e-mail personal dhe numër faksi të cilat të informojnë për çështje urgjente biznesi, njoftime të fundit dhe raporte përmbledhës, ngjarje të rëndësishme të dhomës dhe programe të saj.

Duke u pajisur me adresa e-maili dhe numer faksi, ju pranoni se jeni i/e autorizuar dhe se miratoni në emër të kompanisë/organizatës që të merrni fakse dhe/ose e-maile të dërguar nga/ose në emër të Dhomës së Tregtisë.

Nëse anëtari bëhet kundërvajtës për shumë se 30 ditë, atij i humb e drejta e votës dhe të drejtat e tjera të anëtarit. Pas kësaj anëtari njoftohet me shkrim për kundravajtjen. Nëse brenda 10 ditëve pas këtij shënimi pagesa nuk është kryer ende,

Stafi administrativ i Dhomës ka të drejtë ti jap fund anëtarësimit dhe të gjitha përfitimeve që rrjedhin nga ai.

Çdo anëtar që dëshiron të shfaq në web site-in e biznesit të vet se është anëtar i Dhomës, mund ta bëjë këtë vetëm me pëlqimin e Dhomës dhe në një faqe të aprovuar nga Dhoma.

Pagesat janë të vlefshme për vitin kalendarik në vazhdim.

Numri i punonjësve rivleresohet çdo vit dhe rritet ose ulet bazuar në numrin e punonjësve në periudhën e ripërsëritjes së anëtarësimit.

Logot e anëtarësimit janë vetëm për përdorim nga anëtarët dhe duhen hequr nga të gjitha materialet nga periudha e anullimit, për çfarëdo arsye, të anëtarësimit.

 

Për më shumë informacion kontaktoni:

Tel: +355 45 800 931
Cel: +355 695169389
E-mail: nevila_konomi@cci.al